• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U SULMUA NJË DITË MË PARË/ Rusia: Ura që lidh Rusinë me Krimenë është rihapur pjesërisht
Home
Nderkombetare

U SULMUA NJË DITË MË PARË/ Rusia: Ura që lidh Rusinë me Krimenë është rihapur pjesërisht

18 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria ruse ka deklaruar se ura që lidh Rusinë me Krimenë është rihapur pjesërisht një ditë pasi u sulmua.

Duke postuar një video që tregon makinat që kalojnë urën gjatë natës, Zëvendëskryeministri Marat Khusnullin tha se shpresonte se të dy anët e korsisë mund të rikthehen në funksionim nga mesi i Shtatorit.

Për sulmin, Rusia fajësoi dronët të nisur nga Ukraina. Duke dënuar sulmin në urë si një akt terrorizmi kundër një lidhjeje të rëndësishme transporti, presidenti rus Vladimir Putin u zotua se ushtria ruse do të përgjigjet.

Nga ana tjetër, forcat ajrore të Ukrainës kanë paralajmëruar për sulme me dronë gjatë natës nga Rusia në Odesa dhe qytete të tjera jugore.

Për shkak të sulmit në urë, një çift pushuesish u vranë dhe vajza e tyre u plagos.

Ura e Kerçit u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë, territori ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014 pas një referendumi të panjohur ndërkombëtarisht.

Ukraina nuk ka deklaruar zyrtarisht se qëndron ajo pas sulmit, por një burim në shërbimin e sigurisë ukrainase tha për BBC Russian se ata ishin pas ngjarjes dhe se për ta kryer atë ishin përdorur dronë me bazë uji. Deri më tani, BBC nuk ka parë asnjë provë vizuale për të konfirmuar këtë informacion të ardhur nga burime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ ‘Bjeruni dhe shtypini!’, vetëm një minutë pas Samitit
Previous article JO VETËM DRONË/ Albin Kurti gati të blejë nga Turqia sistem të mbrojtjes ajrore për 30 milionë euro

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT