Gulsom Saberi e Jalili Salehi së bashku me dy vajzat e tyre i kanë shpëtuar ferrit të Afganistanit, duke u strehuar në Tiranë, në Qytetin e Studentit. Gulsom Saberi është me profesionin e mësueses dhe për emisionin “Breaking” në Top News shprehet se liria është gjëja më e madhe që kanë fituar, pasi atje gjithçka ishte e mbyllur dhe e rrezikuar.
“Ndryshimi më i madh është liria që kemi këtu, ne nuk kishim liri të plotë, në javët e fundit kur erdhën talebanët se nuk kishim mundësi të dilnin, për vajzat është mundësia më e madhe, se talebanët nuk lejojnë vajzat deri në 6 vjeçe në kopshte dhe shkolla, e kjo është liria që ne kemi këtu për shkollimin e vajzave’, u shpreh ajo.