Aljosha Emini është burri, i cili në dhjetor të vitit që lamë pas, u akuzua për përdhunimin dhe trafikimin e një vajze të moshës 13-vjeçare.
Losha, siç njihet në Berat, ndodhet ende në burg, ndersa ne JOQ.al ka kontaktuar një prej të afërmve të tij.
Personi në fjalë, e cila ka dashur të mos identifikohet, jep të tjera detaje nga kjo ngjarje, ndërsa shprehet se Losha nuk e ka prekur kurrë me dorë vajzën, por se në këtë çështje ka dorë një tjetër person, i cili u ka bërë presion të miturave, përmes një oficeri, për të dhënë dëshmi të rreme.
E afërmja e Eminit shkruan:
“Më datë 18.01.2018 vajza 13 vjeçare, e shoqëruar nga prindërit e saj, ka bërë kallëzim tek SHKB për oficerin e çështjes, pasi ai e ka kërcënuar 13 vjeçaren të bëjë denoncim të rremë mbi Aliosha Eminin, për të fshehur autorin e vërtetë të ngjarjes, i cili do të dalë për pak kohë përpara drejtësisë.
Autori i vërtetë i ngjarjes, duke korruptuar oficerin kundrejt një shume lekësh, i është shmangur dënimit, pasi vajza është detyruar me forcë të firmosë një dokument denoncimi mbi autorin jo të vërtetë të ngjarjes, Aliosha Emini.
Oficeri akuzohet për shpërdorim detyre dhe për kërcënimin në pyetje. Veç të tjerash, e kanë marrë në pyetje të miturën fillimisht pa praninë e psikologes apo prindërve“.
Personi në fjalë nuk ka preferuar të flasë me emra, por shprehet i bindur në pafajësinë e Aljoshës, i cili jetonte i vetëm në apartamentin e tij.


