• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
U SHUA MBREMJEN E DJESHME/ I jepet lamtumira aktores së mirënjohur Valentina Cacit
Home
Kulturë
Art

U SHUA MBREMJEN E DJESHME/ I jepet lamtumira aktores së mirënjohur Valentina Cacit

12 July, 2019 F.autor Art, Kulturë

Arti shqiptar sot është në zi për humbjen e aktores së mirënjohur të kinematografisë shqiptare,  Valentina Caci, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 83 vjeçare. Homazhet për nder të saj u mbajtën në hollin e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ku familjarë, miq, bashkëpunëtorë e kolegë të saj si edhe artdashës korçarë, i dhanë lamtumirën një figure të vyer të artit shqiptar.

“Sot po i japim lamtumirën e fundit një aktorje të mrekullueshme , por edhe një qytetarje të denjë të Korçës. Ajo ka qenë një mikeshë shumë e afërt e imja. Kam pasur fatin që ta kem pranë dhe më ka dhënë shumë këshilla dhe vrejtje për shfaqjet që beja” është shprehur drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Korçë.

“Aktore si Valentina I kanë dhënë jo vetëm teatrit por edhe qytetit të Korçës një dritë të madhe emancipimi.” është shprehur nënkryetarja e bashkisë së Korçës, Benila Themeli.

“Valentina është një prej atyre që ka vënë gurë në teatrin profesionist. Metëvërtetë është një humbje për skenën Korçare sepse ishte një nga të fundit që kishte mbetur” ka thënë aktori Koço Qendro.

“Nuk ka sesi të mos kesh emocion për ato njerëz që ke bashkëpunuar një jetë të tërë” tha regjisori Orgocka.

Valentina Caci lindi në qytetin e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Me rolet dhe personazhet  e realizuara me mjeshtëri të rrallë e profesionalizëm në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi  zemrat e çdo artdashësi duke na lënë pas një trashëgimi në teatër e kinematografi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORGANIZONTE LOJRA FATI DHE LOTARI/ 43 vjeçari nga Tirana bie në pranga kur...
Previous article REFUZIMI I APELIT TË SKËNDERBEUT NGA CAS/ UEFA reagon: Mirëpresim vendimin...

F.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT