Familja bën mesazhin prekës për ekzekutimin e biznesmenit kosovar në Serbi, Selatin Janjeva, dhe një të afërmi të tij, që ndërroi jetë sot në spital nga plagët e rënda.
Familja e të ndjerit përmes një njoftimi ka njoftuar për vdekjen e Janjevës, pronarit të “Selo Tours”, para shtëpisë së tij, ku mes të tjerash thekson se u shua një dritë.
“Të Dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, kanë deklaruar nga familja e të ndjerit.
Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir. Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet.


