• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
U SHUA 5 MUAJ MË PARË/ Fatos Baxhaku shpallet “Qytetar Nderi” në Elbasan, e bija: Këtu kishte rrënjët
Home
Kulturë

U SHUA 5 MUAJ MË PARË/ Fatos Baxhaku shpallet “Qytetar Nderi” në Elbasan, e bija: Këtu kishte rrënjët

18 January, 2020 F.autor Kulturë

Bashkia e Elbasanit ka nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi’ gazetarin dhe publicistin Fatos Baxhakun pas vdekjes. Të pranishëm në ceremoni ishin vajza e tij, vëllai, familjarë dhe miq. “Bashkë me familjarë e bashkëpunëtor kujtuam në një ceremoni në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” penën e artë të gazetarisë shqiptare, mikun Fatos Baxhaku.

Themeluesit të gazetarisë bashkëkohore shqiptare, pionerit të reportazheve, publicistit brilant dhe prindit shembullor, Këshilli i Bashkisë së Elbasanit e nderoi me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes” shkruan kryebashkiaku i e Elbasanit , Gledian Llatja.

“Elbasani është qytet shumë i rëndësishëm për të, janë rrënjët e tij, origjina e tij dhe e donte shumë këtë qytet’ tha vajza e tij Bora.

Baxhaku ndërroi jetë në 16 gusht të vitit të kaluar. Por kush ishte ai? Baxhaku lindi në Tiranë me 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”.

Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës ne fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua ne histori. Që nga 1986 e deri ne 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve në televizionin “Klan”.

Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Nga viti (2015) ai ishte gazetar në profesion të lirë. Fatos Baxhaku ka qenë disa here pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës, si dhe ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENGU I XHEVDET FERRIT/ Flet Rajmonda Bulku: Donte të shihte mbesën...
Previous article TMERR NË FAMILJEN SHKODRANE/ Burri dhunon gruan dhe tenton ta vrasë me thikë, policia parandalon krimin

F.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT