• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U shkarkua nga Arta Marku/ Reagon Dritan Gina: Refuzoj të largohem si Kryeprokuror i Elbasanit…
Home
Aktualitet
Drejtësi

U shkarkua nga Arta Marku/ Reagon Dritan Gina: Refuzoj të largohem si Kryeprokuror i Elbasanit…

9 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina refuzon largimin nga detyra pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku e cila e shkarkoi. Në një prononcim për mediat nga prokuroria e Elbasanit, ai e ka cilësuar si të paligjshëm urdhrin, ndërsa refuzon që të largohet. Për vendimin e largimit nga detyra ai thotë se ka pasur ndikim politik, ndërsa ka sjellë në vëmendje takimin e Markut me ministrin Xhafaj.
Dritan Gina ka paralajmëruar se pas njohjes me vendimin do të ketë një kallëzim penal ndaj kryeprokurores Arta Marku, që sipas tij po bën qoka politike me largimin nga detyra. ‘Unë nuk jam i komanduar. Unë jam i caktuar i përkohshëm dhe për këto persona, Marku nuk ka asnjë tagër për lëvizjen nga detyra. Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm. Lëvizja është e nxitur nga qarqe të caktuara politike.

Autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë zbardhur, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë. Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin për largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem.

Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë, por nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj vendimin, pasi vendimi është i paligjshëm. U bëj thirrje edhe kolegëve që të mos lejojnë që pozicioni i tyre të shërbejë për qoka. Unë nuk mund të bëj kallëzim kur nuk kam aktin. Ky reagim mori shkak nga kontakti me zyrën e personalit, pasi njohjes me vendimin do të bëj edhe kallëzim penal” deklaroi ai.

Dritan Gina ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit për disa nga ngjarjet e bujshme që kanë tronditur qytetin e Elbasanit vitin e kaluar. “Elbasani vitin e kaluar është përballur me situata kriminale, këto ngjarje nuk janë zbardhur. Autorët, pavarësisht se njihen nga policia nuk janë siguruar prova nga hetimet, duke u konstatuar shkelje të rëndë.

Kjo nuk është neglizhencë e policisë, me të cilën kemi raporte korrekte. Ju e kujtoni situatën e verës së kaluar kur kërkuam ndihmë nga policia, që nuk erdhi asnjëherë dhe për fat të keq hetimi dështoi. Por kjo histori nuk përfundoi këtu, pasi ka nisur një fushatë kundër drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit. Policia nuk bashkëpunoi kur ne kërkuam ndihmën e saj, por ndihma nuk erdhi me pretendimin se punonjësit ishin në plazh dhe ky hetim dështoi.

Rasti më i fundit është i ngjarjes te hotel ‘Univers’, ku kam kërkuar ndihmë nga prokuroria e përgjithshme nga shefi i IT për të kryer veprime pranë servera të bashkime pasi ka dyshime që persona të paautorizuar ka ases dhe kjo lëvizje vjen pas kërkesës sime” deklaroi.

Dritan Gina akuzoi se policia nuk ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjeve kriminale në Elbasan, ndërsa Ministria e Brendshme pa pasur një fushatë kundër tij. “Nga Ministria e Brendshme ka nisur një fushatë ndaj drejtuesit të Elbasanit duke shfrytëzuar një prokurore, naivitetin e saj për një histori humbjesh dosjesh.

Kallëzimi është sajesë, injorancë profesionale. Një nga dosjet është dërguar për gjykim, në hetim janë edhe dy të tjerat. Situata precipitoi derisa sa policia ushtroi kontroll në prokuroi për të justifikuar procesin denigrues. Ju garantoj që situata të tilla nuk do të tolerohen më.

Nuk do të lejojmë policinë që të ushtrojë presion. Pas disa tentativa u gjet mënyra për të larguar prokurorin e Elbasanit. Ku është mesazh që ata që hetojnë grupet kriminale mund ta pësojnë” deklaroi ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luka Modric paguan 1 milion euro për ta shmangur burgun
Previous article Neymar ngacmon Coutinhon: A është në modë ky model flokësh?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT