• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHFAQ DUKE E DHUNUAR/ Vasil Bedini në krah të biznesmenit të “Jet Ski”: Ja si ndodhi sherri, tani jemi miq…
Home
Aktualitet
Kronikë

U SHFAQ DUKE E DHUNUAR/ Vasil Bedini në krah të biznesmenit të “Jet Ski”: Ja si ndodhi sherri, tani jemi miq…

9 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një video u publikua gjatë ditës së sotme mbi një përplasje fizike mes Vasil Bedinit, pronar i një rrjeti hotelesh dhe restorantesh në Vlorë, dhe një tjetër biznesmeni, që zotëron motorë uji.

Nga video e publikuar, Bedini dhe personi tjetër duket se kanë pasur një debat verbal, që më pas precipiton, me goditje. Fillimisht Bedini godet me grusht personin tjetër në debat, i cili tenton të qëllojë me gur ndaj agresorit.Video e publikuar u interpretua si një sulm që pronari i rrjetit të hoteleve kishte bërë ndaj një qytetari, i cili kishte shkuar me familjen për pushime.

VIDEO
Dhe si e tillë ngjarja solli reagime të shumta në rrjetet sociale, aq më tepër kur është kulmi i sezonit turistik.

Por disa orë pas shfaqjes së videos, të dy protagonistët e “sherrit” shfaqen bashkarisht në një tjetër video, krah për krah njëri-tjetrit, duke zbardhur atë që ka ndodhur.

“Përplasja nuk ka ndodhur sot, as dje, por një muaj e gjysëm më parë. Nuk jemi një pronar hoteli dhe një qytetar, por jemi të dy qytetarë. Nuk jemi një pronar hoteli dhe një turist, pasi turistët ne i kemi sipër kokës”, shprehet Bedini në reagimin e tij, duke dhënë mesazhin se gjithçka është sqaruar.

“Ne jemi dy komshinj, dy pronarë, kemi gabuar, jemi prej mishi dhe gjaku. Ne të dy po i shërbejmë atyre që zgjedhin Vlorën për të pushuar”, tha Bedini.

Në vijim ai shprehet se është sqaruar dhe të dy i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit, ndërsa personi tjetër duket se zotëron një biznes “Jet Ski” pranë hotelit të Bedinit.

Ndërkohë, në një njoftim të Policisë së Vlorës thuhet se “Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET IZRAELI/ Vret zyrtarin e lartë të Hamasit në Liban, dalin pamjet nga vendngjarja
Previous article HARRIS APO TRUMP? Gjermanët mbështetje absolute për kandidaten demokrate (SONDAZHET)

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT