Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku një e moshuar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa po ndizte qirinj në Kishën e Laçit, në ditën e parë të nisjes së pelegrinazhit të 13 të martave të mira.
Panorama TV mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë paradites ku e moshuara rreth 70-vjeç, kishte ardhur për pelegrinazh në nisjen e 13 të martave të Shna Ndout.
Fatkeqësisht e moshuara nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.


