Vdekja e një të moshuari në kryeqytet ka shkaktuar debate mes familjarëve të tij teksa ai gjendej vetëm në banesë dhe për arsye shëndetësore një moment ka vendosur të hidhej nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë.
71-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas aktit vetëvrasës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.07.2018, në rrugën “Rrapo Hekali”, në banesë është rrëzuar nga ballkoni i katit të gjashtë, shtetasi Q.K, 71 vjeç, i cili më pas ndërroi jetë në Spital. Nga veprimet e kryera, rezultoi se ky shtetas vuante nga depresioni për të cilën kurohej. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.


