• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U RENDIT I PARI NË GARËN PËR KREUN E BKH-së/ Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e kandidatit Gentain Ndoi: Zgjedhja e Joni Ketës si drejtues, e ligjshme
Home
Aktualitet
Kronikë

U RENDIT I PARI NË GARËN PËR KREUN E BKH-së/ Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e kandidatit Gentain Ndoi: Zgjedhja e Joni Ketës si drejtues, e ligjshme

7 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e një prej kandidatëve për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gentian Ndoi, i cili ka kundërshtuar zgjedhjen në krye të këtij institucioni të Joni Ketës.

Administrativja rrëzoi kërkesën e Ndoit me 3 vota pro dhe asnjë kundër, duke e cilësuar kështu të ligjshme zgjedhjen e Ketës.

Me argumentin se ai është renditur i pari me më shumë pikë në vlerësimin e bërë nga Komisioni Përzgjedhës i ngritur nga Prokuroria e Posaçme për vlerësimin e kandidaturave, Ndoi pretendon se posti i takonte atij. Për këtë arsye, ai kërkoi shfuqizimin e vendimit të 19 dhjetorit të vitit të kaluar, me anë të të cilit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Drejtuesin e BKH-së.

Një tjetër kërkesë e tij ishte edhe shfuqizimi i shkresës dhe raportit të dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në bazë të të cilit rekomandohej Joni Keta si kandidat për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas Ndoit, këto janë akte të marra në kundërshtim me ligjin material dhe procedural, të paarsyetuara dhe, për rrjedhojë, absolutisht të pavlefshme.

Ligji nuk parashikon që kandidati që merr më shumë pikë, propozohet automatikisht si Drejtor i BKH-së. Renditja sipas pikëve të vlerësimit nuk përbën një kusht për përzgjedhjen e drejtuesit.

Megjithatë Ndoi, kërkoi edhe që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta emërojë atë si drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe, për këtë arsye, të detyrohet edhe kjo e fundit t’i paguajë pagën e drejtuesit duke filluar nga muaji dhjetor e në vijim.

Një kërkesë të ngjashme Gentian Ndoi ia ka drejtuar edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por ky i fundit nuk e ka marrë në shqyrtim, me argumentin se propozimi i kandidatit për drejtimin e BKH-së është kompetencë e SPAK-ut, ndërsa votimi mbetet në diskrecionin e KLP-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË LUSHNJË/ Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
Previous article HUMBI JETËN NJË 23-VJEÇAR/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT