Ky është Besnik Simoni administratori i fshatit Kallmet në Lezhë që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Plagosja ka ardhur pak minuta pas një shpërthimi me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë. “Sa i përket gjendjes shëndetësore të Simonit thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, por plagët janë të rënda. Është kërkuar të shkojë te Trauma. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën”, raportoi gazetari.
Në drejtim të Besnik Simonit janë gjuajtur një numër i madh plumbash, por nuk dihet ende nëse ka pasur shkëmbim zjarri. Tre nga plumbat e kanë kapur administratorin e Kallmetit në trup.