• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PLAGOSËN SA HAPËN DERËN/ Zbardhen DETAJET: Pse i vunë granatë çiftit në shtëpi. Po hetohet …
Home
Breaking News

U PLAGOSËN SA HAPËN DERËN/ Zbardhen DETAJET: Pse i vunë granatë çiftit në shtëpi. Po hetohet …

16 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Burrë e grua u plagosën rëndë mëngjesin e djeshëm nga shpërthimi i një granate, që ishte vendosur në derën e shtëpisë së tyre.

foto ilustruese
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 06:22, në fshatin Mëzez të Tiranës, kur dy bashkëshortët po dilnin nga shtëpia për të ikur në punë. Në momentin që kanë hapur portën ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm, duke u shkaktuar plagë të rënda çiftit Lulzim e Lirije Selfo.

Policia tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.6 dhe një autoambulancë që ka transportuar të plagosurit në Spitalin e Traumës. Mjekët thanë se të plagosurit ishin në gjendje të rëndë në momentin e mbërritjes, por aktualisht gjendja e tyre është e stabilizuar dhe e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Megjithatë, po mbahen në terapi intensive për çdo komplikacion të mundshëm që mund të ndodhë. Një grup oficerësh të Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorëve. Ndërsa në vendngjarje kanë kryer veprimet hetimore edhe ekspertët kriminalistë dhe antieksplozivë.

HETIMI

Policia e Tiranës tha dje se në orën 06:22, në zonën e Mëzezit, dy shtetasit Lulzim dhe Lirije Selfo, 48 dhe 47 vjeç, kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.

“Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, tha dje Policia. Burimet thanë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se ka shpërthyer një granatë.

Aktivizimi i saj ka ardhur menjëherë sapo është hapur porta, pasi unaza ishte lidhur me dorezën e derës. Nga veprimet e para hetimore, Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti pronësie. Megjithatë, nuk përjashtohen edhe konflikte të tjera që familja Selfo mund të ketë pasur, të cilat po verifikohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djali i Marcelos gati për në ekipin e parë (VIDEO)
Previous article Eva HAP ALBUMIN e fëmijërisë dhe kthen pas në kohë njerëzit. Shikon si ishin shtëpitë dhe rrobat (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT