Pas 5 ditësh në gjendje kritike, ka ndërruar jetë 67-vjeçari Latif Latifi, në spitalin e Sarandës. Banori i fshatit Gjashtë u plagos rëndë si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në 1 nëntor në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, kur automjeti që ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti.
Spitali i Sarandës:
Latifi u plagos rëndë në datën 1 nëntor në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, kur automjeti që ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti.
Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari u plagos rëndë, dhe pas 5 ditësh ai e ka humbur betejën për jetën.


