• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIME EDHE NË SHQIPËRI? Haga mund të lëshojë fletë arreste për burgjet e UÇK në Kukës, Has dhe Cahan
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIME EDHE NË SHQIPËRI? Haga mund të lëshojë fletë arreste për burgjet e UÇK në Kukës, Has dhe Cahan

6 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një burim diplomatik në dijeni të zhvillimeve të kësaj çështje i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se arrestimet më të fundit te ish drejtuesve të lartë të UÇK-së në Kosovë janë vetëm fillimi një vale të gjatë arrestimesh, personash që do t’u duhet të përballen me krime lufte.

“Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do ti shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri” tha burimi diplomatik.

Në dokumentin e plotë të aktakuzës njohur si aneksi 3 publikuar dje nga Gjykata Speciale e Hagës krahas burgjeve të UÇK në territorin e Kosovës renditet edhe tre burgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës ku prokurorët thonë se janë konsumuar krime lufte.

Këto burgje në territorin shqiptarë krahas ushtarëve të UÇK ruheshin dhe nga qytetarë Shqiptarë prej zonave të veriut që iu bashkuan UÇK.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë se nëse prokurorët do të duan të arrestojnë edhe shtetas shqiptarë atëherë do të jemi përpara skenarit të detyrimit të Shqipërisë për të pranuar zgjerimin e veprimit të kësaj gjykate edhe në territorin e republikën së Shqipërisë.

Ka të dhëna jo zyrtare, se prokurorët e Hagës kanë të administruar në dosjen hetimore edhe një vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë shqiptare në vitin 1998 firmosur nga të gjithë ministrat e asaj kohe për armatimin e UÇK dhe vënien në dispozicion të bazave për qëllime prapavije në Verilindje të Shqipërisë.

Kjo është edhe pjesa më problematike që e përfshin Shqipërinë në këtë hetim pasi me vendim qeverie të asaj kohe u lejuan lehtësi për UÇK e cila krahas marrjes të armatimit, kampeve stërvitore, ngriti edhe 3 burgje nga ku sipas prokurorëve nga keqtrajtimi humbën jetën disa persona./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 7 TRENDET MË "IN" TË 2020-ËS/ Mund t’i gjeni lehtësisht edhe në tregun e rrobave të përdorura
Previous article U PLAGOS RËNDË NË AKSIDENT/ I moshuari ndërron jetë pas 5-ditësh në spital

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT