Dy muaj më parë u plagos nga një armë zjarri pasi u qëllua nga djali i pronarëve të një apartamenti në qendër të Monterotondos, kur ai u paraqit së bashkë me tre bashkëpunëtorët të së njëjtës moshë, shkruan “Corriere”.
Të mërkurën mbrëma, i njëjti personazh, një djalë 16-vjeçar shqiptar, u përpoq të vidhte në Montecompatri, pranë Romës, “minimakinën” e një djali roman 17 vjeçar bashkë me një shqiptar tjetër dhe një adoleshent italian.
Pas reagimit të papritur të viktimës që u shoqërua me një shpërthim të dhunshëm, tre kriminelët e rinj u larguan pa arritur të marrin asgjë.
Menjëherë ndërhynë karabinierët ku falë përshkrimit të bërë nga i riu italian, tre adoleshentët u identifikuan dhe u arrestuan në shtëpitë e tyre përkatëse.
Viktima 17-vjeçare e vjedhjes në tentativë u trajtua në dhomën e urgjencës së spitalit të Frascatit për plagë dhe lëndime të lehta pas sherrit.
Tre të miturit janë dërguar në qendrën e posaçme për të mitur në Romë ku pritet të jepe edhe masa e dënimit për ta.


