• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U PEZULLUAN NGA PUNA”/ Vendimi i fortë i KPA: REFUZOHET rikthimi i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina
Home
Aktualitet
Drejtësi

“U PEZULLUAN NGA PUNA”/ Vendimi i fortë i KPA: REFUZOHET rikthimi i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina

5 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka marrë vendim për të mos kaluar për shqyrtim çështjen e çiftit të ish-prokurorëve Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj Dritan Gina.

Sipas vendimit zyrtar, mësohet se nuk janë akte administrative individuale që vendosin masa disiplinore në kuadër të një procedimi disiplinor.

“Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21.06.2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa “a”, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi:

Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17.05.2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.

Objekt i këtij ankimi ishte “anulimi i vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë”, thuhet në komunikimin e KPA.

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, pezulloi më herët nga detyra prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina pas regjistrimit të procedimit për fshehje të pasurisë.
Ndërkohë sipas raportimeve, mësohet se çifti ka fshehur pasuri të patundshme gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Ata nuk kanë deklaruar disa apartamente dhe godina që s’janë deklaruar prej tyre, por që se rezultojnë të regjistruar në emër të të afërmve të bashkëshortëve jashtë çdo lloj rregulli.

Fill pas kësaj, ata u kundërpërgjigjën me akuza të forta duke nënvizuar se veç Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka tagrin për hetimin e pasurisë së tyre duke adresuar një sërë kritikash ndaj Markut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madridi arrin marrëveshjen me Dortmund për mbrojtësin e djathtë
Previous article ARRIHET MARRËVESHJA/ Mbrojtësi i Francës do të shkojë te Bayern Munich

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT