Pasi u përjashtua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ka ardhur edhe reagimi i Moskës e cila ka deklaruar se vendimi ishte krejt i i paligjshëm dhe i motivuar politikisht. moska
Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin Dmitry Peskov tha gjithashtu se Rusisë i vjen keq për vendimin dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e saj duke përdorur çdo mjet të mundshëm ligjor. Vendimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për përjashtimin e Rusisë mori votat e 93 shtete anëtare, ndërsa 58 abstenuan dhe 24 votuan kundër.
Ky ishte pezullimi i dytë i marrë ndonjëherë ndaj një vendi nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, që pas Libisë në vitin 2011.