• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PËRFSHI NË AKSIDENTIN ME TRE TË VDEKUR NË RROGOZHINË/ Policia arreston 37-vjeçarin e shpallur në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

U PËRFSHI NË AKSIDENTIN ME TRE TË VDEKUR NË RROGOZHINË/ Policia arreston 37-vjeçarin e shpallur në kërkim

7 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka vendosur në pranga pesë persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Njëri prej të arrestuarve, ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Në njoftim thuhet se në pranga është vendosur shtetasi me iniciale E. L., 37-vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm në Rrogozhinë është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera, ku si pasojë humbën jetën dy drejtuesit, Tonin Mëhilli 59 vjeç dhe Bajram Koni e bashkëshortja e tij Merushe, e cila ishte pasagjere, ndërsa i plagosur mbeti një 10 vjeçar i cili ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 26 vjeç, pasi me datë 05.03.2021, nën kanosjen e një mjeti prerës ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit P. B. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme” pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMPIONI I "MMA" TREGON MIQËSINË ME FENOMENIN E JUVES DHE MILANIT/ Khabib: Ja frika që ka Ronaldo, Ibra më dërgoi…
Previous article "JE GRUAJA DHE SHOQJA MË E MIRË..."/ Melinda Ademi humb njeriun e shtrenjtë, prek me dedikimin (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT