Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike pasi i ngriti gishtin e mesit disa protestuesve të ‘Astirit’ që më herët kishin thirrur në kor ndaj tij, Turp-Turp.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”. Është ky reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt një ditë pas protestës së banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re, Banorët protestues ju drejtuan me fjalët “Shame on you” (Turp për ju) ambasadorit i cili ishte duke kaluar në trotuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ishin arrestuar nga policia disa protestues që mbrëmë bllokuan rrugën, mes të cilëve edhe ish-deputeti Klevis Balliu.
Reagimi ne Twitter i ambasadorit
Banorët, mbështetur edhe nga ish-deputetë të opozitës ishin vendosur nga Unaza e Re tek Policia e Tiranës për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar.
Teksa dy ditë më parë protestuesit ju bindën policisë duke mos bllokuar rrugën dhe e zhvilluan protestën në trotuar, mbrëmjen e djeshme lideri demokrat Lulzim Basha i cili doli i pari në mes të rrugës duke marrë edhe mbështetjen e banorëve që bllokuan njërin kahë të kalimit të automjeteve.
Gjesti i ambasadorit per protestuesit para Drejtorise se Policise se Tiranes
“Shame on you” është një shprehje që të rinj të forumeve politike të PD e LSI shkruan në hyrjen e pallatit ku banon ambasadori në Tiranë, pas një proteste të opozitës joparlamentare (para zgjedhjeve të 30 qershorit).
E gjithë kjo, erdhi pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës ku ai dënonte dhunën e përdorur prej saj në drejtim të institucioneve.





