• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U NIS PËR NË PUNË POR NUK VAJTI KURRË”/ Nënoficeri i gardës i zhdukur prej 8 ditësh. E ëma: Ishte stresuar nga pandemia (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“U NIS PËR NË PUNË POR NUK VAJTI KURRË”/ Nënoficeri i gardës i zhdukur prej 8 ditësh. E ëma: Ishte stresuar nga pandemia (VIDEO)

5 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti humbi gjurmët 8 ditë më parë, ndërsa u nis për në punë mëngjesin e 27 prillit. Në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ daja i tij Haxhi Vela sqaroi se zhdukjen e tij e mësuan dy orë më pas, kur komanda e repartit të Gradës merr në telefon familjen duke njoftuar se 27-vjeçari nuk ishte paraqitur në punë. Kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, tregojnë lëvizjen e fundit të të riut.

”Ishte situatë e papritur, dramë për të gjithë familjen. Ai u nis si çdo ditë në punë. Kaloi ora 8:30-9:00 dhe komanda e repartit merr në telefon familjen, pasi Ervini nuk ishte paraqitur në punë. Kjo mjaftoi që të informohemi se Ervini ishte zhdukur. Ai kishte me vete telefonin që rezulton i fikur. Nga ai moment mësuam se diçka mund të ketë ndodhur. E merr në telefon nëna dhe telefoni doli i fikur. Pyesim në çdo vend dhe asnjë gjurmë e tij. Nuk ka qenë problematik si në shoqëri por edhe ne punë. Nuk ka pasur asnjë konflikt apo debat që na jep një sinjal për të kuptuar diçka që nuk shkon me të. Ditën e fundit që është larguar nuk e ka pasur armën me vete”, rrëfen daja.

Nëna e të riut, Gjyle Derguti, e pamundur për të qenë në studio për arsye shëndetësore në një lidhje nga telefoni kujton minutat e fundit kur i biri doli nga dera e shtëpisë herët në mëngjes.

“Djali në 5 e gjysmë të mëngjesit u nis për punë dhe nuk ka vajtur. Atë moment kur ka ikur nuk e kam takuar. 1 ditë me parë ka pasur komunikim me një person që nuk e kuptova për çfarë bëhej fjalë. Pasi e pyeta më tha që bisedova me një shok pune. Djali ka qenë i stresuar nga koha e pandemisë, shfaqej i mërzitur. Më pyeste pse s’po dalim, pse s’po hapen rrugët”, shprehet e shqetësuar nëna.

Menjëherë nga publikimit të këtij rasti në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ mbërrin një telefonat, ku dyshohet se i riu është parë në qytetin e Elbasanit.

Ervin Derguti u nis për në punë në orën 05:30 të mëngjesit nga banesa në Sauk të Tiranës. I riu nga Burreli ka mbi 30 vite që jeton në zonën e Saukut bashkë me familjen e tij, ndërsa kishte më se 2 vite që punonte si nënoficer shërbimi në Gardën e Republikës. Që nga periudha e izolimit për shkak të situatës nga Covid në vend 27-vjeçari nuk kishte munguar asnjëherë në punë ndërsa kishte vijuar normalisht. Edhe të hënën e datës 27 prill, ai doli herët në mëngjes për të marrë turnin, ndërsa në orën 6 mëngjesit telefoni i tij doli i fikur. Familjarët kanë mundur të marrin edhe kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, ku dallohet lëvizja e fundit e të riut, por nga verifikimet e bëra atë ditë ai nuk është paraqitur në punë, një destinacion që zgjat jo më shumë se 10 minuta në këmbë. Familja nuk ka asnjë informacion, kur kanë kaluar ditë edhe pas denoncimit të bërë në polici. Një letër u është dërguar nga familjarët edhe Ministrisë së Brendshme por nuk është mundur të zbulohet ende asgjë për fatin e 27-vjeçarit. Në dijeninë e familjes nuk kishte pasur konflikte me askënd, përveç një telefonate që bëri një ditë para se të zhdukej. Një shok e mori në telefon dhe nënës i pohoi se ishte një koleg i punës. Kishte më se një muaj që ishte mbyllur në vetvete. Ditën që doli nga shtëpia ka qenë civil dhe nuk e ka pasur me vete armën e shërbimit. I veshur me një xhup ngjyrë gri e hapur, pantallona blu, atlete të zeza, poshtë xhupit një këmishë me vija, Ervin Derguti ka humbur çdo gjurmë të tij.

Këto janë 2 numrat tanë të kontaktit, për çdo person që ka dijeni:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET SËRISH NUMRI I VIKTIMAVE NË ITALI/ 236 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 1 mijë e 75 raste të reja
Previous article KOMISJONI I VENEDIKUT NUK E TRAJTON KËRKESËN E KURTIT/ I kërkohet të respektojë vendimin e Kushtetuese

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT