• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U NDERUA MA URDHRIN “ZAYED” NË ABU DABI/ Rama ndan pamjet nga ceremonia
Home
Politikë

U NDERUA MA URDHRIN “ZAYED” NË ABU DABI/ Rama ndan pamjet nga ceremonia

14 January, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama është nderuar në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e Emirateve të Bashkuara Arabe, e akorduar nga Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Ceremonia solemne u zhvillua në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, në një atmosferë që Rama e cilësoi si veçanërisht domethënëse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ndau pamje nga momenti i dekorimit, duke e përshkruar atë si një përjetim të veçantë. “Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas tij, ky vlerësim nuk është thjesht personal, por një dëshmi e marrëdhënieve në rritje mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Ky është një nder që i përket miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe punës së përbashkët për projekte që synojnë zhvillimin dhe të ardhmen”, shprehet Rama.
Urdhri i Zayed i është dhënë kryeministrit shqiptar në vlerësim të kontributit të tij në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fusha me ndikim social dhe zhvillimor. Çmimet dhe vlerësimet e lidhura me këtë nismë janë akorduar për projekte dhe organizata që punojnë për përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen ushqimore për komunitetet në nevojë, si dhe për iniciativa që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Rama theksoi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, duke nënvizuar se investimet dhe projektet e përbashkëta synojnë të sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MARRIM MASA SHUMË TË ASHPRA..."/ Kërcënimet e reja të Trump pak para varjes së protestuesit të parë në Iran
Previous article PAMJET/ Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT