• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima
Home
Breaking News

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

25 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal në Britaninë e Madhe dyshohet se u bënë shkak fillimisht për ndarjen mes Refit Buzit dhe Rozalinda Plakës, ngjarje e cila ditën e premte përfundoi me 3 viktima. Konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, ku sipas familjarëve të vajzës, Refit Buzi i njohur edhe si Nertil Buzi i ka drejtuar të resë edhe armën, ndërsa u vu në arrest disa herë, duke u liruar sërish. Situata përshkallëzoi ditën e djeshme, ku Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres, mori peng këtë të fundit dhe pas 8 orësh u vetëvra, duke mos pranuar të dorëzohej, pavarësisht negociatave të forcave të policisë.

Në një intervistë të dhënë për mediat, prindërit e Refit Buzit hodhën akuza të forta ndaj familjes Plaka, duke deklaruar se djali i tyre i kishte dërguar Rozalindës rreth 180 mijë paund gjatë kohës kur jetonte në Britaninë e Madhe, para që familja e saj refuzoi t’ia kthente. Në Britaninë e Madhe, Refit Buzi ka qenë i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike, ku në vitin 2022 u mor peng dhe u dhunua nga 7 shqiptarë për 12 ditë me radhë, të cilët i kërkonin familjes së tij në këmbim të lirisë 400 mijë paund.

Në pamundësi për të siguruar këtë shumë marramendëse, vëllai i Refit Buzit denoncoi rastin, duke vënë në lëvizje autoritetet policore në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe. Më tej, 8 hetues britanikë zbuluan se pengu mbahej në një strukturë në Michingan, ku u arrestuan 7 shqiptarë, ndër ta edhe një vajzë, të gjithë me precedentë penalë. Pas kësaj ngjarjeje, Refit Buzi u rikthye në Shqipëri, ku nisën edhe konfliktet për kthimin e parave mes tij, ish të fejuarës Rozalinda Plaka dhe prindërve të saj, të cilët dyshohet se refuzuan t’ia kthenin.

Po sipas prindërve të Refit Buzit, familja Plaka nuk ka pranuar as të binte në ujdi me ta, për t’iu kthyer vetëm gjysmën e parave, duke shkaktuar kështu një tragjedi me 3 viktima. Megjithatë, do të jetë dëshmia e Rozalinda Plakës ajo që mund të hedhë dritë mbi këtë ngjarje, ku mbetën të vrarë prindërit e saj dhe ish-partneri me të cilin ka pasur një lidhje 9-vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash
Previous article "KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

s.autor

Postime të ngjashme

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash Aktualitet

I TRADHËTOI DETAJI I MAKINËS/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT