• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MERRNIN RYSHFET BIZNESMENËVE/ Gjykata vendos për dy tatimorët e arrestuar (EMRAT)
Home
Breaking News

U MERRNIN RYSHFET BIZNESMENËVE/ Gjykata vendos për dy tatimorët e arrestuar (EMRAT)

6 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrest ne burg ka vendosur Djykata e Durrësit për dy inspektoret tatimorë të Drejtorisë se Përgjithshme qe u arrestuan tre dite me pare per mitmarrje. Dy Inspektorët e Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë do të vijojnë të qëndrojnë në burg deri ne perfundim te hetimeve, ndersa kane te drejte te apelojne vendimin brenda harkut te dhjete diteve.

Gjykata e shkallës së parë Durrës në vijimësi të hetimit dha për Gentian Elezin 29 vjeç dhe Artan Kroj 37 vjeç, masën e sigurimit personal “arrest me burg”.

 

 

Dy zyrtarët akuzohen për “korrupsion pasiv dhe aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “shpërdorim të detyrës”. Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Durrësit pas një hetimi proaktiv 3 mujor. Dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me një inspektor tjetër të shpallur në kërkim, shpërdoronin detyrën dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

***

Si u zbuluan inspektorët që gjobisnin bizneset në Durrës, njëri prej tyre kryetari i PS në njësinë Nr. 3 në Tiranë

LEONIDHA MUSAJ/ Vendosnin gjoba në biznese gjatë inspektimeve, arrestohen dy inspektorë të Hetimit Tatimor dhe shpallet në kërkim kolegu i tyre.

tatimet

Artan Kroj, 37 vjeç dhe Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Durrës, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e kolegut të tyre, shtetasin P.H., 43 vjeç. Policia e Durrësit bëri publik arrestimin e tyre paraditen e djeshme, ndërkohë që mbrëmjen e së martës, Partia Demokratike akuzoi Policinë se po fshihte ngjarjen.

Artan Kroj, kryetari i PS-së në njësinë Nr. 3 në Tiranë
Artan Kroj, kryetari i PS-së në njësinë Nr. 3 në Tiranë

“Artan Kroj, kryetari i PS-së në njësinë Nr. 3 në Tiranë, drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mik i deputetes Klotilda Bushka, është arrestuar për korrupsion dhe gjobëvënie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdhër politik. Artan Kroj nuk duhet të ishte fare në administratë, sepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj”, thuhej në reagimin e PD-së.

Një ditë më pas (dje), Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e tyre dhe bëri të ditur rezultatet e aksionit që vinte pas një hetimi disamujor. “Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3-mujor për veprat penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim të detyrës’, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gentian Elezi, 29 vjeç, Artan Kroj 37 vjeç. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H., 43 vjeç”, bëri të ditur Policia.

Sipas të dhënave të Policisë, inspektorët tatimorë, në bashkëpunim me njëritjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kërkonin dhe u merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 2 milionë lekë të vjetër për çdo rast. Pas denoncimit të një biznesi, nisi një hetim proaktiv që zgjati rreth tre muaj, duke konkluduar me arrestimin e inspektorëve dhe duke siguruar prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, pasi rezulton se gjobisnin bizneset gjatë kohës që kryenin inspektimin e tyre. Ndërkohë, Policia vijon punën për arrestimin e inspektorit të tretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË BLLOK/ Kush është ERVIN MATA, bizneset, historia e dashurisë dhe vrasja në “ish-Bllok”…
Previous article Manaj në kombëtare/ Albacete “akuzon” Panuccin, arsyeja do t'ju BEFASOJË

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT