Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar 6 vite burg për Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi, e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet në lumë duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.
Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës ndërsa është përjashtuar që të ketë pasur persona të tjerë të përfshirë
Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tret të vegjlit e saj.
Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin, i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi Shkodrën dhe Shqiperinë.