Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka folur për darkën që organizoi mbrëmë për liderët e vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ftoi mbrëmë në shtëpinë e tij në Hajvali udhëheqësit e vendit.
Këtë tha se e bëri për të kursyer buxhetin, duke marrë parasysh numrin e madh të zyrtarëve qeveritar.
‘Normalisht duke parë numrin e madh të ministrave kam preferu që të kursej buxhetin e Kosovës dhe ata kolegë t’i ftoj në shtëpi. Kanë qenë mysafirët e mi”, tha ai.
Theksoi se mbrëmë nuk u mor asnjë vendim.
“Asnjë mënyrë nuk është vendos apo diskutu apo votu siç e kanë interpretu mediat”, tha Pacolli.
Ndërkohë në këtë darkë, Presidenti Hashim Thaçi ka propozuar ndërtimin e Qeverisë së Kosovës në Hajvali. Kjo u vërtetua sot.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë vilë merren vendime.
Në shtëpinë e Behgjet Pacollit është arritur edhe marrëveshja për koalicionin aktual. Qeverisës në mes të PAN’it dhe AKR’së.
Para kësaj në këtë villë rezidenciale në Hajvali ishte arritur edhe akordi për unionin paraelektoral në mes të LDK’së dhe AKR’së dhe Alternativës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.


