• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MASAKRUA NGA BURRI MAROKEN NE ITALI/ Rrëfimi rrëqethës: “Më flisje pafund për djalin, në duart e tij dhe shpirt”
Home
Breaking News

U MASAKRUA NGA BURRI MAROKEN NE ITALI/ Rrëfimi rrëqethës: “Më flisje pafund për djalin, në duart e tij dhe shpirt”

1 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në familjen Nonaj janë hapur dyert e mortit. Vajza e shtëpisë, Fjoralba u vra në mënyrë makabre nga bashkëshorti i saj maroken, pasi nuk pranonte ndarjen.

Gjithë situata ndodhi në sy të djalit të mitur; i ati i vrau në sy të ëmën, që deri dje ishte heroina e tij.

Dhimbja dhe trishtimi kanë mbytur këtë familje, që ndodhet në shok. Nëna e shkretë nuk merr as jep, e rriti vajzën, e shkolloi, por u va në mënyrë më makabre dhe tashmë i duhet ta përcjellë në banesën e fundit.

Do të ngushëllohet vetëm me djalin e saj, por edhe ai ndodhet në shok.

Fjoralba nuk jeton më, e vetmja gjë që kanë mbetur pas janë kujtimet, te cilat do të jetojnë tani të afërmit, miqtë.

Odeta Dume, gazetarja e News 24, ekskluzivisht për Gazeta Shqiptare ka treguar për Fjoralbën, si e njihte atë, sa humane ishte dhe sa shumë e donte të voglin e saj. Si çdo mama në fakt…

“O vipe pse nuk me kthen përgjigje. Me shpejt lidhesh me Berluskonin se sa me ty…” Këto ishin fjalët që më shkruante përherë kur nuk i përgjigjesha në telefon apo “Facebook”, Fjoralba Nonaj, 35-vjeçarja që u masakrua nga bashkëshorti në sy të djalit të mitur.

Fjoralbën e kam njohur që 6 vjeçe… Të dyja kemi qenë shoqe nga klasa e parë, gjimnaz dhe pastaj e kemi vijuar edhe në Universitet, ndonëse u ndamë në fakultete të ndryshme. Ajo mbaroi studimet e larta për ekonomik… E di çfarë kujtoj…?? Kur ishim në sezon provimesh, më thoshte përherë: “Ti i ke përralla provimet, ndërsa unë kam shifra moj shoqe, do ngel”.

Por ajo jo vetëm që nuk ngeli, por e mbaroi universitetin, pavarësisht se nuk e ushtroi asnjëherë profesionin që e dashuronte që fëmijë. Me Fjoralbën dhe Denisin, shokun tonë, ndanim çdo të mirë dhe të keqe bashkë në konvikt. Fjoralba kishte një zemër të madhe. Ajo e donte shume Denisin, e ndihmonte pasi ai ishte i verbër…

Pas lajmit të kobshëm që mora vesh dje nga mediat, nxitova të flas me Denisin, si njeriun e vetëm që na mbanin të lidhur kujtimet. Po kujtonim Albën të dy, ashtu e thërrisnim ne… Ja si e kujton ai:

“Për albën mund të them shumë gjëra. Fatmirësisht ia kam shprehur shumë herë që për mua është një njeri i veçantë dhe se e kam shumë xhan. Nuk e harroj humorin e saj, të qeshurën, tipin moskokçarëse. Nuk e harroj kur erdha në qytet studenti, ju ishit në vit të parë, unë ende jo student dhe ajo më mori e më tha, hajde se do të ikim të dy me shoqen tënde nga blloku për kafe. Dhe pas asnjë frikë apo siklete se po shoqëronte një të verbër, ajo ecte krenare”.

Jeta e Fjoralbës ka qenë mes ulje-ngritjeve. Ajo u nis drejt Italisë pasi kishte një qëllim, një brengë në shpirt që e mundonte prej vitesh. Bëri gjithçka dhe arriti ta realizonte, duke ia dalë mbanë e vetme.

E ndërsa gjatë jetës në Itali, ajo njohu shtetasin maroken, me të cilin u dashurua, ndonëse familja nuk ishte dakord me zgjedhjen që bëri.

“Pastaj u martua dhe e donte shumë një fëmijë. Pas disa problemeve të vogla, Alba më në fund ishte shtatzënë dhe nuk kishte lajm më të mirë se sa ky”, – tregon Odeta.

Gazetarja nuk i mban lotët për Fjoralbën, ka ndarë shumë kujtime dhe nuk pranon dot faktin se ajo nuk jeton më. Me fjalë të ndjera dhe shpirti, Odeta ka rrëqethur me dedikimin e saj. “Nga ai moment dhe deri ditën që u vrave në mënyrën makabre, më flisje pafund për djalin dhe në duart e tij dhe shpirt shoqja ime.

E kam të vështirë të të them LAMTUMIRË, e kam të vështirë të pranoj humbjen tende. Nuk të premtoj se do kujdesem për çamarrokun tënd, siç e përkëdhelje ti, pasi ke dy motra dhe një vëlla që do i dhurojnë dashuri pafund djalit, por një gjë e dashur shoqja ime ta premtoj, që kur te rritet do t’i tregoj plot gjëra për tyyyy… Do t’i tregoj për mamin e vogël, mamin adoleshente, mamin studente. Kam shumë kujtime nga ty, kemi ndarë shumë gjëra bashkë që nuk është vendi për ti thënë të gjitha. Të dua Alba dhe s’do të harroj kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrë!”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E papritur te Hamburgu/ Do t’i japë një shans të dytë Mërgim Mavrajt
Previous article Kualifikoi skuadrën në Kupat e Europës/ Gentian MEZANI plas “bombën”: Largohet nga drejtimi i skuadrës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Babë e bir “kokat” e grupit që shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, baza lokali i tyre Aktualitet

EMRAT/ Babë e bir “kokat” e grupit që shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, baza lokali i tyre

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato Aktualitet

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun! Aktualitet

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT