Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur qershorin e vitit të kaluar.
Albert Zekaj masakroi shokun e tij Kreshnik Beqirajn, trupi i të cilit u gjet nga policia disa muaj më parë.
Sakaq, është zbardhur dhe dëshmia e vëllait të Kreshnik Beqirajt, Donjet Beqiraj i cili pretendon se vëllai i tij është gjallë.
Sipas tij nuk ka fakte mjaftueshëm dhe se kanë ende shpresa për vëllain e tij.
“Deri tani prokuroria e Fierit për të dhënat që janë deklaruar, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare që vëllai im ka vdekur. Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja, të jepet drejtësi. Duhet të na japë përgjigje shteti. Si dhe fakte konkrete që vëllai im Kreshnik Beqiraj ka vdekur. Nëse është ai, duhet të na thuhet zyrtarisht, që ta përcjellim për në banesën e fundit. Ne si familje kemi shpresa”, tha vëllai i Kreshnik Beqirajt.
Ndërsa bëhet me dije se ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë përfundimet se trupi i gjetur është i seksit mashkull dhe i moshës së Kreshnikut, ndërkohë që koka e tij nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Por pritet ende përgjigje nga autoritetet gjermane për kryerjen e krahasimit të ADN. Ne përderisa nuk kemi fakte zyrtare që ai ka vdekur, mendojmë se është gjallë.


