• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIKIMI RUS NË SHBA/ Ligjvënësit republikanë përpjekje për shkarkimin e Zv/Prokurorit të Përgjithshëm
Home
Nderkombetare

NDIKIMI RUS NË SHBA/ Ligjvënësit republikanë përpjekje për shkarkimin e Zv/Prokurorit të Përgjithshëm

26 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Një grup republikanësh amerikanë të Dhomës së Përfaqësuesve nisën të mërkurën një përpjekje për shkarkimin e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein. Ata e akuzojnë për sjellje të papranueshme dhe se ka dështuar të vërë në dispozicion të tyre informacione që lidhen me hetimin që po kryhet nga Prokurori i Posaçëm rreth ndikimit rus në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Zoti Rosenstein po mbikëqyr hetimin prej momentit kur shefi i tij në Departamentin e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions u tërhoq nga kjo çështje për shkak të konfliktit të interesit. Zoti Rosenstein emëroi ish-drejtorin e FBI-së Robert Mueller-in si Prokuror të Posaçëm dhe deri më sot, ekipi i zotit Mueller ka ngritur akuza ndaj 32 personave, përfshirë disa që kanë punuar për fushatën e presidentit Donald Trump.

Zoti Trump dhe aleatët e tij e kanë cilësuar vazhdimisht hetimin si “gjueti shtrigash” dhe zoti Trump ka mohuar që njerëzit e fushatës së tij të kenë patur bashkëpunim sekret me Rusinë me qëllimin për ta ndihmuar atë të fitojë zgjedhjet.

“Departamenti i Drejtësisë vazhdon t’i fshehë informacion Kongresit dhe të pengojë në mënyrë të përsëritur procesin e mbikëqyrjes, duke shpërfillur madje edhe disa thirrje për paraqitje me detyrim përpara Kongresit“, tha të mërkurën ligjvënësi Mark Meadows. “U ngopëm me këtë sjellje“, tha ai.

“Ne nuk mund t’i japim përgjigje popullit amerikan nëse nuk mund të marrim informacion nga Departamenti i Drejtësisë. Është koha për të kërkuar shkarkimin e zotit Rod Rosenstein” tha ligjvënësi Jim Jordan.

I pyetur nga Zëri i Amerikës një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë tha se ky institucion nuk do të komentojë lidhur me këtë çështje.

Paraqitja e kërkesës për shkarkim për votim në Dhomën e Përfaqësuesve nuk pritet të ndodhë së shpejti. Anëtarët e Dhomës janë kthyer në distriktet e tyre për një ndërprerje dhe nuk pritet të kthehen në Kongres para shtatorit.

Ligjvënësi Adam Schiff, demokrati më i lartë në komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i kritikoi përpjekjet për shkarkim.

“Përpjekja për shkarkimin e zotit Rosenstein bëhet mungesë të plotë të ndershmërisë dhe tregon se deri në ç’pikë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve shkojnë për të mbrojtur Trump-in. Historia do t’i shënojë këta ligjvënës si bashkëpunëtorë në kërcënimin më serioz në një brez ndaj sundimit të ligjit “, tha ai.

Udhëheqësja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në një përgjigje ndaj iniciativës për shkarkim, tha se partia e saj do të bënte thirrje për një votim për “sanksione të reja kundër atyre që sulmojnë zgjedhjet amerikane “, ndërsa republikanët siç tha, “e injorojnë këtë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe sulmojnë hetimin e Muellerit duke mbrojtur Trump-in nga zbatimi i ligjit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Haradinaj: Kosova e vogël, NUK MUND të ndahet
Previous article U MASAKRUA ME ÇEKIÇ NGA SHOKU/ Flet vëllai i Kreshnik Beqiraj: Nuk ka VDEKUR! Shpresa jonë është tek...

g.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT