• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MASAKRUA ME 11 PLUMBA/ DETAJE nga vrasja e 44-vjeçari shqiptar në Kolumbi! Lidhja me grupin kriminal…
Home
Aktualitet
Kronikë

U MASAKRUA ME 11 PLUMBA/ DETAJE nga vrasja e 44-vjeçari shqiptar në Kolumbi! Lidhja me grupin kriminal…

18 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Artur Tushi, i cili u qëllua me armë zjarri 11 herë jashtë qendrës tregtare “Santafé në Medellín”, Kolumbi, në tetor të vitit të kaluar. Hetuesit kanë identifikuar autorët, të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupit kriminal “La Oficina Premium”, i njohur për vrasje me pagesë të personave të huaj me status të lartë në Kolumbi dhe qytete të tjera të tjera.

Vrasja e Tushit dyshohet të lidhet me trafikun e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, ku përfshihen bandat kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane. Viktima u qëllua teksa po kthehej në shtëpi, në një atentat të planifikuar për të eliminuar aktivitetin e tij kriminal. Ky rast është pjesë e një serie katër vrasjesh të të huajve në Medellín gjatë viteve të fundit, që përfshin një meksikan, një amerikan dhe dy kanadezë.

Një nga viktimat është Horacio Pérez Ledezma, 54 vjeç, i vrarë në një restorant në sektorin Provenza të El Poblado. Kanadezët vrarë janë Jonathan Christopher Acevedo García dhe Jesse Marcel Arrigo, të cilët u qëlluan respektivisht në Mall del Indio dhe pranë Las Palmas Avenue. Viktimat me shtetësi amerikane nuk janë bërë publike nga autoritetet. Sipas kryetarit të bashkisë, Federico Gutiérrez, organizata kriminale operon ndërkombëtarisht dhe dyshohet se qëndron pas vrasjeve edhe në Meksikë, Republikën Dominikane dhe Kili.

Hetimet kanë zbuluar përdorimin e linjave telefonike ndërkombëtare, dokumenteve dhe rrjeteve financiare për të fshehur aktivitetin e tyre, përfshirë pagesat për ekzekutimet, të cilat kushtojnë midis 400,000 dhe 500,000 dollarë, në varësi të profilit të viktimës. Nëntë të ndaluarit e grupit janë nën hetim për vrasje, trafikun e armëve dhe aktivitete të tjera kriminale, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur lidhjet ndërkombëtare dhe implikimet penale të strukturës së “La Oficina Premium”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QËLLIMI YNË ISHTE PAQJA..."/ Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim
Previous article THEMELIMI I BORDIT TË PAQES/ Presidentja e Kosovës do marrë pjesë në takimin zyrtar në Uashington

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT