• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“QËLLIMI YNË ISHTE PAQJA…”/ Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim
Home
Rajon

“QËLLIMI YNË ISHTE PAQJA…”/ Thaçi në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

18 February, 2026 s.autor Breaking News, Rajon

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dëshmoi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe duke theksuar se veprimtaria e tij gjatë luftës ka qenë në mbrojtje të popullit të Kosovës.

Në deklaratën e tij para trupës gjykues, Thaçi akuzoi ish-presidentin serb Slobodan Millosheviç si “të vetmin njeri që po bënte plane për një gjenocid tjetër”, duke shtuar se ishte detyruar të largohej nga Kosova për shkak të ndjekjes nga regjimi i Beogradit.

“I vetmi njeri që po bënte plane ishte Millosheviçi, për një gjenocid tjetër. Unë u detyrova që ta lëshoja Kosovën, sepse regjimi i Millosheviçit më kishte ndjekur. Po i njëjti regjim në mungesë do të dënojë presidentin Clinton, edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe shumë të tjerë. Duke parë masakrat e popullit tim, nuk mund të rrija indiferent, vendosa që të kthehesha në Kosovë”, tha Thaçi.

Ai theksoi se, përballë masakrave dhe vuajtjeve të popullit shqiptar, nuk mund të qëndronte indiferent dhe për këtë arsye ishte kthyer në Kosovë, pavarësisht rrezikut për jetën e tij dhe familjes.

“Nuk mund të qëndroja indiferent, ku populli im po shfarosej. Të njëjtën gjë do të bënit edhe ju nëse populli juaj do të përjetonte atë që përjetoi populli im. Për këtë jam shumë krenar. Është ofendim, për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për lirinë, është ofendim për dhjetëra mijëra viktimave të vrarë gjatë masakrave”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJENEVË/ Kryenegociatori rus takim me dyer të mbyllura me delegacionin ukrainas pas bisedimeve zyrtare për paqen
Previous article U MASAKRUA ME 11 PLUMBA/ DETAJE nga vrasja e 44-vjeçari shqiptar në Kolumbi! Lidhja me grupin kriminal...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT