• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LIRUA NGA QELIA/ Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

U LIRUA NGA QELIA/ Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit

1 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ilir Beqaj ka reaguar pasi GJKKO vendosi ta lirojë nga qelia për shkak se i përfunduan afatet e paraburgimit për dosjen e SASPAC.

Reagimi i plotë

Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar!

Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.

Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë.

Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë.

Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin.

Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së.

Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore.

Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.

Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve.

Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha.

Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

Pushime të mbara!

Rishihemi në shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLE NË TIRANË/ Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë
Previous article “MOS LËVIZ”/ Momenti kur arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis! Do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE NË TIRANË/ Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë Aktualitet

KONTROLLE NË TIRANË/ Makina luksoze, mjete të blinduara dhe persona me precedentë në sitën e policisë

“MOS LËVIZ”/ Momenti kur arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis! Do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë Aktualitet

“MOS LËVIZ”/ Momenti kur arrestohen 3 të rinj me 5 kg kanabis! Do i shisnin në Sarandë e Ksamil, njëri ‘ruante’ lëvizjet e policisë

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT