• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LIRUA NGA GJYKATA/ Saimir Tahiri vijon dënimin në shtëpi! E kontrollon Shërbimi i Provës
Home
Breaking News

U LIRUA NGA GJYKATA/ Saimir Tahiri vijon dënimin në shtëpi! E kontrollon Shërbimi i Provës

6 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shërbimi i Provës në Tiranë ka marrë kontakt me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në banesën e tij ku dhe është caktuar të kryejë dënimin e mbetur prej 1viti e 8 muajsh. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit një takim i dytë mësohet se do të kryhet pas një jave, raporton gazetarja e Report TV, Keti Banushi

Gjithashtu sipas vendimit të marrë më 2 qershor do të njoftojë specialistin e shërbimit të provës për çdo lëvizje të tij “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare”.

Vendimi për lirimin u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe shkak u bë një raport mjekësor që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Kështu Saimir Tahiri rifitoi lirinë pas gati 16 muajsh në qeli.

Për lirimin e Tahirit nga burgu, pati reagim nga opozita dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim tha se ishte zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë dhe paralajmëroi pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’.

Denimi
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Nga salla e gjyqit, menjëherë pas vendimit, Tahiri u dërgua në burgun 313, ku qëndroi në pritje derisa drejtoria e burgjeve vendosi ta transferojë në qelitë e Fierit, për shkak se atje, nuk kishte persona që kishin pasur konflikt me ish-ministrin. Së fundmi ishte vendosur në burgun e Lushnjes.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, fillimisht në Fier e më pas në burgun e Kosovës në Lushnje deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LIRUA PAK DITË MË PARË NGA QELIA/ Paraqitet në SPAK Pandeli Kokaveshi! Shoqërohet nga avokati i tij
Previous article PUBLIKIMI I TEZËS SË PROVIMIT TË MATURËS PËR GJUHËN E HUAJ/ Kushi: Detaj që nuk cenon procesin

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT