• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LËNDUAN GJATË PROTESTËS/ Proda viziton në spital policët: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë
Home
Aktualitet
Kronikë

U LËNDUAN GJATË PROTESTËS/ Proda viziton në spital policët: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

11 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës, përplasje, kaos e tension ishte panorama e protestës së mbrëmshme të zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku 16 efektivë policie u plagosën dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë vizitës në Repartin e Djegieve, për të parë nga afër, së bashku me Ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë protestës, iu ka uruar atyre shërim sa më të shpejtë.

Gjatë një prononcimi për median, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë për profesionalizmin, sakrificën, durimin dhe maturinë e treguar përballë një barbarie të tejskajshme me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, ku për pasojë u lënduan 16 punonjës policie.

 “Falënderim për të gjithë punonjësit e Policisë për profesionalizmin që kanë treguar dhe vetëm Zoti e di sa krenar jam për ta, për atë që ata bëjnë çdo ditë dhe për vetëpërmbajtjen dhe qytetarinë e tejskajshme që treguan sot, në kundërshtim me atë me të cilën u përballën, e cila ishte shenjë e një barbarie ekstreme”, deklaroi Proda.

Pyetur mbi praninë e të miturve në protestën e opozitës, të cilët u shfaqën duke kryer veprime të dhunshme ndaj policisë, Proda deklaroi se hetimet sapo kanë filluar dhe ekipet po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

“Ne, në vazhdimësi, kemi bërë thirrje që të miturit të distancohen. Do të nxjerrim përgjegjësitë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe besoj se edhe në vijim do të kemi qëndrime për këto situata”, tha ai teksa shtoi se nuk ka ende informacione nëse ka apo jo protestues të plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROKURORIA E VLORËS KONTROLL NË BASHKI/ Sekuestrohen dosjet e pronave dhe plazheve për vitet 2023–2025
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

s.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT