Pas dorëheqjes së ish-kreut të SHISH Visho Ajazi, kryedemokrati Lulzim Basha u prononcua për media duke akuzuar kryeministri Edi Rama se ka gisht në këtë çështje.
Sipas tij, Ajazi paraqiti dorëheqjen si rrjedhojë e presionit politik duke shtuar se shkak u bënë informacionet që ai zotëronte për krimin.
Ndërkohë, sot janë zbuluar arsyet që shtynë Ajazin drejt dorëheqjes për shkak të një propozimi që i është bërë nga shefi i qeverisë Rama për të qenë ambasador i Shqipërisë në NATO.
Kjo lëvizje nxjerr zbuluar edhe njëherë deklaratën e Bashës, i cili për më tepër ju referua burimeve të sigurta kur foli përpara medieve.
“Kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it. Por një gjë është e sigurtë që një SHISH, që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e narkoshtetit. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik,” deklaroi më herët Basha.