• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET/ Zbardhet dosja që prangosi gjyqtarin, ja 7 bisedat me sekserin
Home
Aktualitet
Drejtësi

HETIMET/ Zbardhet dosja që prangosi gjyqtarin, ja 7 bisedat me sekserin

13 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Tre ditë para arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe të afërmit të tij Kujtim Miri, mes të dyve të akuzuar për korrupsion ka pasur një takim poshtë shtëpisë së gjyqtarit të apelit në lagjen “Myslym Shyri” në tiranë.

ReportTv ka siguruar dosjen hetimore ku rezulton se më datë 7 tetor 2017, Kujtim Miri është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur si person ndaj të cilit kryen hetime.

Kujtim Miri rezulton  se nuk ka dhënë shpjegime, dhe sapo ka lënë ambientet e prokurorisë është ndjekur nga agjentët e fshehtë.

Fillimisht sipas vëzhgimit që i është bërë, ai ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite në ora 19:40 po më datë 7.11.2017 ulet në një bar kafe në rrugën “Islam Alla” ku është dhe shtëpia e gjyqtarit dhe aty takohet me këtë të fundit.

Po sipas dosjes së siguruar nga ReportTv Kujtim Miri mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx si dhe gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri mbajtës i telefonit 0692069xxx janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 Maj 2017 si dhe në datat 4, 5, dhe 8 qershor 2017 që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017.

Një tjetër provë sipas të cilës gjyqtari Miri ka qenë i përfshirë në këtë akt korruptiv është dhe fakti se ai është përgjuar teksa komunikon me Kujtim Mirin 6 minuta para se ky i fundit i njohur si sekseri do të takonte në lokalin në Fushë-Krujë ku u paguan 30 mijë shtetasin Alban Bucin dhe shtetasin me iniciale N.A.

Mes tyre sipas akuzës më 23 Maj 2017 ka pasur tre telefonata më 18:57 minuta e cila ka zgjatur 72 sekonda, më 21:05 telefonatë që ka zgjatur 32 sekonda dhe një telefonatë prej 1 sekonti.

Më pas ka qenë gjytari Miri që ka telefonuar të afërmin e tij Kujtim Miri dhe kjo bisedë ka qenë rreth orës 21:36 minuta ka zgjatur 21 sekonda dhe nga pamjet filmike të lokalit të ndodhur në Fushë-Krujë ku është dorëzuar zarfi i bardhë me 30 mijë euro, përkon me kohën që Kujtim Miri ishte në lokal me personat e dërguar nga Gentian Doda.

Më 25 Maj 2017 rezulton se është përgjuar dhe Alban Buci shtetas në kërkim po për të njëjtin hetim dhe mëngjezin e 25 Maj 2017 në ora 09:45 min Buci njofton të afërmit e Gentian Dodës duke u shprehur “i dhashë atyre një thes me dokumenta”.

Ndërkohë vendimi për lënien në fuqi të ndryshimit të akuzës nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen ndaj Gentian Dodës ishte planifikuar të jepej në gjykatën e apelit më datë 6 qershor 2017, por kjo seancë është shtyrë për më datë 7 qershor.

E pikërisht për këtë shtyrje një person telefonon Gentian Dodën dhe e njofton se: U shty më datë 7 në ora e 15: 00, për dy arsye. Mos formim të trupit gjykues dhe mos paraqitje të prokurorit, se ai kryesuesi i seancës është shumë korrekt, ai iku me gjyq tjetër.

Këtë të hënë gjykata e krimeve të rënda vlerësoi masën e sigurisë ndaj Kujtim Mirit të njohur si ndërmjetësi i parave, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg e njëjta masë e dhënë edhe për gjyqtarin Miri ditën e diel.

Ndërsa rezulton se për Alban Bucin dhe për Gentian Dodën krimet e rënda kanë dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë dhe ata janë në kërkim nga policia për llogari të këtij hetimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “U largua nga presioni politik!” Visho Ajazi nxjerr blof Bashën
Previous article Kopenhagen bllokon aeroportin, kërcënohet aeroplani turk

Redaktor2

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT