• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U LA JASHTË LISTAVE TË PD/ Tritan Shehu: S’merrem me mendimet e Komisionit të Vlerësimit! Unë me Bashën…
Home
Politikë

U LA JASHTË LISTAVE TË PD/ Tritan Shehu: S’merrem me mendimet e Komisionit të Vlerësimit! Unë me Bashën…

24 October, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur në rubrikën ”Opinion” në News24 pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave që e la në listën e përfaqësuesve që i është shtyrë aprovimi për të qenë në listë.

Shehu thotë se Komisioni i Vlerësimit vetëm diskuton dhe anëtarët e saj japin vetëm mendime. Për të në PD vendosin organet statuore, duke nisur nga kryetari i partisë, kryesia dhe këshilli kombëtar.

Ai shton se votimi nga anëtarësia është determinues teksa Shehu tashmë pret çfarë do të vendosin organet e PD për të. Shehu më tej foli për zgjedhjet e 25 prillit ku theksoi se Lulzim Basha do të jetë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë pasi është i vetmi që mund të hapë portën europiane për vendin.

”Të them të drejtën, isha përgatitur për çështje të tjera. Së pari, PD po përgatitet për fushatën. Ka filluar me një mënyrë të re, që ka elementë thelbësore votimin e kandidatëve, që do jetë determinuese për përzgjedhjen.

Element thelbësor, dhe ndryshim shumë i madh në këtë vit. Aktivizim i bazës së PD, aktivizimi i anëtarëve, strukturave periferike të PD, të gjitha bashkë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Tani do kalohet në elementë të tjerë. Siç thonë dhe statuti janë kryetari, kryesia, këshilli kombëtar, për të krijuar ekipin e përbashkët që do të çojë në fitore në 25 prill, e domosdoshme jo vetëm për PD por për gjithë Shqipërinë.

Nuk dua të bëj komente për një procedurë të tillë, as merrem me mendimet që mund të kenë individualisht. Për mua organet vendimmarrëse, janë kryesia e partisë, kryetari dhe këshilli kombëtar, këto janë organet statuore. Vota e anëtarësisë determinuese.
Unë jam si të gjithë bashkë, jemi në pritje të vendimeve nga organet statuore. Gjithkush po përgatitet për përplasjen në 25 prill.

Nuk dua të hyj në komente. Mund të japin shumë mendime, shumë individë mund të japin mendime. S’merrem me mendime. Vendimet merren nga organet. E rëndësishme është t’i lëmë mënjanë diskutimet dhe vendimet. Të qëndrojmë në betejën elektorale, se është thelbësore. është thelbësore që të jemi të bashkuar. Duke lënë mënjanë këto, dhe duke dalë nga intrigat.
Unë me kryetarin e partisë takohem vazhdimisht, flas për probleme, flas në mënyrë konstruktive duke pasur një respekt të fortë reciprok. Duke qenë i bindur se Basha do jetë kryeministër. Që do hapë çelësat e portës europiane, i vetmi që mund ta bëjë këtë punë të rëndësishme. ”- tha Tritan Shehu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORDI/ Ansu Fati thyen çdo barrierë me golin ndaj Realit, Dest po ashtu shkruan historinë
Previous article "EL CLASICO"/ Pjesa e parë "flakë për flakë", DY gola të shpejtë dhe rastet... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT