Edomondo Vetrungo, një mjek i cili ishte infektuar me koronavirus në zonën e Piacenzas në Itali, ka arritur ta rimarrë veten.
Ai është kuruar nga Koronavirusi dhe eksperiencën e tij e ka ndarë me të gjithë në llogarinë e Facebook-ut. Gjithçka ka nisur më 21 Shkurt, kur një pacient u shtrua në spitalin e Condogno me temperaturë të lartë.
Pas vizitës së pacientes, mjekut iu shfaqën disa simptoma të ngjashme si kollitje dhe temperaturë e lartë. Ai vendosi të vetëizolohet në shtëpi dhe pas pak ditësh tregon se nuk ka më simptoma.
Vetrungo iu bën thirrje qytetarëve të mos alarmohen sepse i gjithë paniku është pa sens. Vëmendja më e madhe duhet t’iu kushtohet të moshuarve.
Po ashtu ai iu bën thirrje të gjithëve të ndjekin rregulloren për mbajtjen e higjienës, të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të jenë të sigurtë.


