• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U kërcënua me benzinë nga vëllai i pacientes së ndjerë, gjinekologu: Jam në ankth sepse ai…
Home
Breaking News

U kërcënua me benzinë nga vëllai i pacientes së ndjerë, gjinekologu: Jam në ankth sepse ai…

9 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 27-vjeçar ka tentuar t’i vërë zjarrin klinikës së një mjeku gjinekolog. Mësohet se, Musto Kapaj ka hedhur një bidon benzinë në klinikën e Bejkush Shehut dhe më pas i ka vënë zjarrin.

Por zjarri është shuar shpejt duke mos krijuar dëmtime, ndërsa autori nuk ka mundur të largohet pasi është arrestuar nga policia vetëm disa minuta pas ngjarjes. I riu duket se me këtë veprim ka dashur të hakmerret ndaj mjekut 64-vjeçar për shkak të vdekjes së motrës së tij rreth një vit më parë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 10 gusht të vitit 2017- të, kur motra e të arrestuarit humbi jetën gjatë lindjes së fëmijës së tretë në Maternitetin e Vlorës. Për këtë ngjarje, 27-vjeçari Kapaj bën fajtor mjekun Shehu. Sipas vetë mjekut, ky është rasti i tretë që i riu tenton ta dëmtojë.

Ku ndodheshit në momentin që klinikës suaj iu vu zjarri?

Sapo isha larguar nga klinika, kur më marrin në telefon dhe më thonë se më kërkonte një inspektor nga Policia. Kam mbetur pak i shqetësuar, pasi nuk dija asgjë, ndërsa në komunikim me telefon më thanë se është tentuar djegia e klinikës sime. Kam mbërritur menjëherë dhe takova policinë, e cila më vuri në dijeni më pas mbi ngjarjen, por edhe faktin se autori ishte arrestuar.

Ju, keni njohje me personin e arrestuar si autor i ngjarjes?

Po e njoh, pasi është rasti i tretë që ka tentuar të më dhunojë. Herën e parë ka tentuar dhe më ka goditur brenda në klinikë, kur kishte edhe persona të tjerë. Ndërsa një muaj pas kësaj tentative, është afruar pranë klinikës sime me një thikë në dorë, por fatmirë- sisht e pashë dhe i jam shmangur. Ndërsa ky i fundit është rasti i tretë.

Ka ndonjë shkak për këtë sjellje ndaj jush?

Gjithçka lidhet me një ngjarje të 10 gushtit të vitit të kaluar, kur e motra e tij humbi jetën në maternitet gjatë lindjes së fëmijës së tretë. Personi duket se gjithçka e ka me mua. Ndërsa me familjarët e tjerë nuk kam pasur asnjëherë probleme. Por nga sa di, personi në fjalë ka problem mendore. Më ka krijuar një shqetësim që nuk e di se si do të zgjidhet.

Ju i keni denoncuar dy ngjarjet e mëparshme?

E kanë arrestuar dhe më pas Prokuroria e ka lëshuar. Në dy rastet e mëparshme kam bërë denoncim në Polici dhe dy herë e kanë arrestuar. Kjo është hera e tretë që arrestohet. Por, gjithmonë lirohet dhe nuk e di se pse. Kërkoj që Policia dhe Prokuroria të bëjnë punën e tyre, pasi jam në ankth dhe shqetësim mjaft të madh.

Në cilat rrethana ndodhi humbja e jetës së motrës së autorit?

Gjatë lindjes së fëmijës së saj të tretë, gruaja pësoi një komplikacion që ndodh rrallëherë gjatë lindjes, por mbetet një rast kur është e pamundur të shpëtohet. Fëmija shpëtoi, ndërsa nëna jo. Raste të tilla kanë ndodhur edhe në botë dhe janë të veçanta. Nuk është faji i mjekëve, kushdo qoftë ai.

Po familjarët e 35-vjeçares, çfarë pretendonin?

Nuk ka mjek në botë që dëshiron apo nuk tenton të bëjë më të mirën për pacientin e vet. Pastaj, gruaja edhe në dy lindjet e mëparshme kishte lindur me mua. Nuk kishim pasur asnjëherë probleme. Ky ishte rast i rrallë, që nuk ia uroj askujt t’i ndodhë, por janë komplikacione. Ai më akuzon mua, por edhe Maternitetin e Vlorës, por faji nuk është i mjekëve. Familjarët, di që kanë kërkuar dëmshpërblim nga spitali, por kjo është e drejta e tyre.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksidenti në Fier/ Identifikohet viktima e tretë. E fejuara e njërit prej viktimave, shtetase e huaj (EMRI)
Previous article Feston sot ditëlindjen, por nuk e dini sa vjeç mbush vërtet Xhensila Myrtezaj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë Aktualitet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT