Gjykata Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish-efektivin e RENEA, Remal Rada dhe me 5 vite, Elton Hithi. Ata u kapën me snajper vitin e kaluar te rrethrrutullimi i Saukut.
Ai lëvizte me makinë në Tiranë me një snajeper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.
Ata u shpallën fajtor për armambajtje pa leje dhe mbajtjen e mbajtjen pa të drejtë të uniformës.
Rada ishte larguar nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa ishte kthyer nga Anglia. Pas arrestimit policia kreu kontroll në banesa, ku gjeti një pistoletë, dy dylbi nate termale, në karikator me plumba të armëve automatike dhe dy pistolete, të cilat tashmë janë sekuestruar bashkë me automjetin.


