Rasti i ditës së djeshme ku një zyrtar I policies së Shtetit në Malësinë e Madhe dyshohet se ka abuzuar me detyrën e tij duke ngacmuar seksualisht një minorene në moshën 15 vjeçare. Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili tregon organin e tij gjenital.
Por vendi ynë është përplasur shumë me raste të tilla ku më I famshëm është ai I ish-ministrit të kultures Ylli Pango I cili kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës.
P¥rmendim ketu edhe rastin tjetër të ish-kryetarit të bashkisë Dibër “Shukri Brekgrisuri” I cili u filmua në hotel me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të një pune në Bashki.
Por nuk mbeten pas as gjyqtarët të cilë ku më i famshëm ishte rasti i Shyqos i cili kërkonte seks në mënyrë të kulturuar, duke i thënë një gruaje e cila kërkonte divorcin nga burri. “Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik” (pse keqkuptohesh).
AlpeNews.al ju sjell disa nga rastet ku zyrtarë të lartë kanë abuzuar me detyrën e tyre duke kërkuar favore seksuale:
Çfarë ndodhi dje:
Berhan Bajrakurti
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga punonjësin e policisë, Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene në moshën 15 vjeçare.
Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili në një video skype tregon organin e tij gjenital.
“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”, bën të ditur policia.
Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti.
Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.
Ylli Pango
5 MARS 2009- Pamjet filmike te regjistruara me kamera te fshehte, jane publikuar duke hedhur dyshime te forta ne figuren morale te ministrit Pango. Nje ish pedagog me gradat profesor e doktor, militant ne vite i Partise Demokratike, Pango demonstrohet ne video, me pamje provokative qe hedhin dyshime te forta per shfrytezim posti permes ngacmimeve seksuale. Ne pamjet dhe regjistrimet audio, tregoheshin dy vajza te cilat shtireshin se kerkonin te punesoheshin ne strukturat ne varesi te Pangos. Te instruktuara nga stafi i emisionit “Fiks Fare” ne Top Channel, vajzat kerkonin pune dhe hyne ne bisedime me Pangon. Sipas pamjeve qe besohet se ishin autentike, ministri vuri shume ne dyshim moralin e tij kur perpiqej te perfitonte seksualisht ne te pakten nje prej vajzave qe u paraqit per punesim.
Shukri Xhelili
16 MAJ 2016- Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili u arrestua për videoskandalin që tronditi vendin. Shukri Xhelili u filmua në hotel me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të një pune në Bashki. Vendimi për arrestimin e tij u dha nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë.
Roland Hysi
Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.
Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
Gucimtar Boçi
Dy vjet më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e bujshëm të ish- kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, që të jepte në favor të saj një çështje që ajo kishte në këtë gjykatë.
Më poshtë është videoja sesi ky gjyqtar e vendos drejtësinë në vend:
Shyqyri Çobo
Ai i kerkonte lidhje intime nje gruaje, e cila i ishte drejtuar Gjykates per tu ndare nga burri. Sipas gjykatës, të tjera SMS përmes të cilave Çobo i kërkonte 30 vjeçares përfitime të llojit jomaterial ishin: “Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik (pse keqkuptohesh).
Fundja mua në jetë s’më mungon asgjëasgjë. Për problemin që po të tundon, ndihma ime s’do të mungojë, pavarësisht konkludimit tuaj”; “Pjesë e miqësisë time janë persona të nivelit qëndror qeverisës deri poshtë (vertikal)…”; “Sinqerisht, komunikimi me Ty më duket maksimalisht i vështirë…!”;
“Argumenti habitës është fakti se ju jeni e shkolluar”; “Dua të jem konfidencial me ty. M’u drejto me Ti! Je mjaft e mirë!”; “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është “Dashuria”!!”.
Përgatiti: AlpeNews.al