• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME DROGË NË ITALI/ Përballjet me drejtësinë të Kajmakut: Nga arratia te arrestimi në spital në Tiranë
Home
Breaking News

U KAP ME DROGË NË ITALI/ Përballjet me drejtësinë të Kajmakut: Nga arratia te arrestimi në spital në Tiranë

12 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kg drogë. Ish-kryebashkiaku është tashmë përpara drejtësinë italiane, ndërsa ka pasur një histori të gjatë me atë shqiptare.

Kajmaku u zgjodh kryetar i bashkisë së Vorës në 30 qershor 2019, në një garë pa kundërshtar, pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Ishte pikërisht Partia Demokratike që zbuloi se Kajmaku kishte falsifikuar dokumentin e dekriminalizimit. PD bëri të ditur në atë kohë se ai kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim.

Pas një sërë akuzash dhe kundër akuzash mes maxhorancës dhe opozitës, drejtësia shqiptare nisi hetimet për Kajmakun. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra dhe policia e shpalli në kërkim.

Pas disa muajsh në arrati, ish-kryebashkiaku u arrestua në një spital privat në Tiranë, më 7 korrik 2020. Por, një ditë pas arrestimit, Apeli shpëtoi nga burgu Kajmakun. Ishte prokurorja e çështjes, Arta Marku që kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar qëndrimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave të ngjarjes.
Sipas Markut në atë kohë, Kajmaku nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe nuk rrezikonte të largohej nga Shqipëria. Vetë Kajmaku me anë të një dokumenti bënte të ditur se vuante prej 15 vitesh nga diabeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky: Beteja për Donbasin po vazhdon, jam krenar për ushtarët
Previous article ANËTARI MË I RI I GRUPIT/ Dalin detaje nga arrestimi i Kajmakut me 20 kg kokainë, vëzhgohej prej 8 muajsh

s.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT