Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetase kosovare, e cila ka tentuar të hyjë në Shqipëri, duke mbajtur një armë zjarri me vete.
Endaluara është një këngëtare kosovare, Fjolla Morina, e cila ka qenë duke hyrë në Shqipëri me mjetin e saj tip “Audi Q7”.
Mësohet se në pikën kufitare, gjatë kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga këngëtarja.
Gjatë kontrollit, këngëtares i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë.



