Policia e Guardua di Finanza ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 500 kg drogë në Portin e Barit, në Itali.
Sipas mediave italiane mësohet se 25 vjeçari shqipar i arrestuar ishte punonjës i tragetit të linjës Durrës-Bari, ndërsa është kapur në një nga pikat e kontrollit të portit. Gjithashtu, mediat raportojnë se shqiptari e kishte fshehur sasinë e drogës prej 500 gram marijuanë në trup dhe ai u prangos në momentin që po tentonte të kalonte doganën e portit, duke iu shmangur kontrollit.
Mësohet se i riu 25 vjeçar u zbulua në momentin që policia financiare po kryente proceduarat e zakonshme, ku i dyshuari ka shfaqur shenja nervozmi, duke çuar më pas në zbulimin e drogës. Substanca e lëndës narkotike iu gjet të riut e lidhur me një fashë elastike në trup,të cilën ia maskonte edhe xhupi që mbante veshur.
Dyshimet paraprake të policisë janë se droga ishte e destinuar për treg të brendshëm,pasi 25 vjeçari do të kthehej sërish në mbrëmje në tragetin ku punonte.
Ndërkohë mësohet se policia italiane është duke zhvilluar hetime të mëtejshme për të identifikuar kanalin e furnizimit dhe përfituesit e marihuanës.



