Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, ndërsa ka rënë në pranga një 39-vjeçar. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.A., i dënuar më parë në Itali dhe Shqipëri, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, në një çantë dore i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.