• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP DUKE TRANSPORTUAR NË MAKINË NJË ÇANTË ME KANABIS/ Arrestohet 22-vjeçari në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAP DUKE TRANSPORTUAR NË MAKINË NJË ÇANTË ME KANABIS/ Arrestohet 22-vjeçari në Lezhë

6 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 22-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Lezhës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike kanabis sativa. Operacioni i koduar “Tempulli” përfundoi me arrestimin e shtetasit, Pëllumb Kalaj.

Policia sqaroi se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, në automjetin e drejtuar nga Kalaj, u gjet një çantë me kanabis me rreth 2 kilogramë e 760 gramë.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që do të transportonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, automjetin e dyshuar, që drejtohej nga shtetasi P. K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 2 kilogramë e 760 gramë.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, lëndën narkotike që transportonte, do ta ndante në doza, me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.

Lënda narkotike dhe automjeti tip “Ford Focus” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDA NGA JETA PAS NJË SËMUNDJE TË RËNDË/ Mbahen homazhe në nder të Mirush Kabashit
Previous article DYSHOHESHIN SE PËRDORESHIN NGA GRUPE KRIMINALE/ Nga maskat, te paruket, jelekët dhe kokoret e policisë, pranga të riut në Shkodër. I gjendet dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT