Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Britanike pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga ka rënë Ardian Topallaj 20 vjeç, pasi kishte mbjelllë bimë narkotike në një shtëpi të marrë me qira.
Shqiptari para gjyqtarëve tha se kishte mbjellë drogë sepse nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi për shkak të pandemisë kishte humbur punën.
Bëhet me dije se droga ishte e mbjellë në pesë dhoma në një shtëpi dykatëshe dhe kapte vlerën e 250 mijë paund.
Gjykata ka dënuar me 2 vite e 4 muaj heqje lire 20-vjeçarin, i cili pasi të kryej dënimin do të deportohet në Shqipëri.