• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U kap me 5 ton drogë, Apeli e riktheu në burg, por Rakip Arapaj …
Home
Aktualitet
Kronikë

U kap me 5 ton drogë, Apeli e riktheu në burg, por Rakip Arapaj …

2 November, 2017 Ina.Autor Kronikë

Rakip Arapaj i shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila kundërshtoi atë të Gjykatës së  Shkallës së Parë, pas apelimit nga prokuroria është arratisur.

Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se Arapaj është shpallur në kërkim pasi është arratisur nga banesa ku ishte lënë me masë sigurie.

Rakip Arapajt  është akuzuar si posedues të 5 ton kanabis në Llakatund të Vlorës.

Lirimi i Arapajt:

Fajin e kanë të vdekurit ose fqinjët. Kjo është ajo çfarë kupton nga ky vendim i Gjykatës së Vlorës, e cila ka liruar një të arrestuar për mbi 5 tonë drogë, tre muaj pasi policia sekuestroi në fshatin Llakatund një sasi rekord prej 15 tonë hashash.

Bëhet fjalë për Rakip Arapajn, 58 vjeç,  i cili nga arrest në burg është lënë nga gjyqtari Arqile Basho me masën e sigurimit personal “garanci pasurore” prej 1 milionë lekë, si edhe ndalimin për mos të dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit.

Por pronari i shtëpisë së braktisur është vëllai i të dyshuarit që ka ndërruar jetë prej kohësh e për këtë nuk dihet se si 5 tonë drogë u magazinuan , ja si e përshkruan Gjykata vendngjarjen:

“Policia gjyqësore i ka kërkuar shtetasit Rakip Arapaj të hapte banesën e mbyllur, shtetasi ka deklaruar se banesa nuk është në pronësi të tij, por të vëllait të tij që ka vdekur dhe ai që nga vdekja e vëllait nuk ka hyrë në banesë”.

Por nga ana e saj, Prokuroria këmbëngul se objekti banohej përderisa përveç 5200 kilogramëve hashash të depozituar, dy armëve kallashnikov dhe 2 litra e gjysmë vaj hashashi, janë sekuestruar edhe pesë filxhanë kafeje, tek të cilët nuk janë zbuluar gjurmë gishtash.

Prokuroria këmbëngul se është e pamundur të transportohej ngarkesa e konsiderueshme pa dijeninë e të dyshuarit. Megjithatë, Gjykata vlerëson se afër shtëpisë së Arapajt ka edhe shtëpi të tjera.

“Nuk janë kryer nga ana e akuzës marrja e deklarimeve edhe për persona të tjerë që kanë banesat në të njëjtën afërsi”.

Më herët dy gjykata,  ajo e Shkalles së Parë dhe të Apelit vlerësuan të ligjshëm arrestimin e 58-vjeçarit me argumentin se objekti i braktisur ka të njëjtin rrethim me banesën e të dyshuarit kryesor.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA HABILAJ/ Habit gazetari italian: Saimiri në përgjime është ish-ministri shqiptar, prokuroria ka prova
Previous article Ngjyra e ëmbël që ju shoqëron këtë vjeshtë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh Aktualitet

ZJARR PRANË "VILA L" NË ASTIR/ Përfshihet nga flakët një garazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT