• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSJA HABILAJ/ Habit gazetari italian: Saimiri në përgjime është ish-ministri shqiptar, prokuroria ka prova
Home
Breaking News

DOSJA HABILAJ/ Habit gazetari italian: Saimiri në përgjime është ish-ministri shqiptar, prokuroria ka prova

2 November, 2017 Q.Autor Breaking News

Gjatë një lidhje telefonike për ‘News24’, gazetari i ‘Meridionews’ Dario De Luca që publikoi dosjen e përgjimeve të grupit “Habilaj” ka thënë se Gjykata e Rivlerësimit të Katanias ka vendosur sot mosndryshimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit e dosjes ‘Habilaj’ të akuzuar për trafik droge. Gjykata la masën e sigurisë e ’arrest në burg’ për të pandehurit, duke përfshirë edhe kreun e bandës, Moisi Habilaj.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një Saimir të dytë apo për ish ministrin Saimir Tahiri i cili permendet në përgjime, gazetari italian tha se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm.

De Luca, i pyetur për besueshmërinë e prokurorisë tha se hetimi zgjat prej shumë kohësh dhe ka shumë prova. Lidhur me arrestime të tjera, ai tha se duhet arrestuar Florian Habilaj dhe do duhen muaj të tjerë për mbylljen e hetimeve.

Çfarë ndodhi sot me këtë proces?
Sot u zhvillua gjyqi i rivlerësimit dhe u konfirmua masa me burg për të gjithë arrestuarit.

Mbrojtja tha që nuk ka prova?
Mbrojtja refuzoi masën e arrestit për të pandehurit pasi pretendoi se nuk ka prova për t’i mbajtur në burg.

 De Luca, këtu në Shqipëri flitet shumë për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm se ai emri “Saimir” që figuron në dosje është ish-ministri i Brendshëm apo është një kamionist, siç del pak më vonë…ju vazhdoni t’i mbeteni mendimit se bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm?
Sipas asaj që është shkruar në aktet e Prokurorisë së Catanias, Saimiri për të cilin flitet në përgjime duhet të jetë ish-ministri i Brendshëm. Është shënuar në raportet dhe aktet e hetimit të Guardia di Finanza.

Një grup prokurorësh shqiptarë janë atje duke biseduar me kolegët, keni dijeni për bisedat e tyre?
Përmbajtja e këtyre takimeve është e fshehtë. Mund të flitet për thellime të tjera por përmbajtja është e rezervuar.

Sa konfidente është prokuroria italiane për provat që ka dhe për vazhdimësinë e procesit?
Mendoj shumë. Është një hetim që zgjat prej shumë kohësh. Ka shumë prova. Mbi 12 të hetuar nga fashikujt.

Përveç Nezar Seitit a pritet kërkesë për arrestime të tjera?
Hetimet nuk janë mbyllur do të duhen muaj të tjerë. Duhet të kujtojmë që duhet të arrestohet ende Florian Habilaj.

Ne dimë rëndësinë e grupit në brigjet shqiptare, ata që janë arrestuar atje sa të rëndësishëm janë në botën e kriminalitetit?
Nuk janë të rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për persona që janë ndërmjetës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAVAJE/ Vajza denoncon të fejuarin: Më përdhunoi!
Previous article U kap me 5 ton drogë, Apeli e riktheu në burg, por Rakip Arapaj …

Q.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT