• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U IZOLUA PËR MASAKRËN E DOBRAÇIT/ GJKKO liron nga “arresti shtëpiak” Gjulio Vuksanin
Home
Aktualitet
Kronikë

U IZOLUA PËR MASAKRËN E DOBRAÇIT/ GJKKO liron nga “arresti shtëpiak” Gjulio Vuksanin

30 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” Gjulio Vuksanin, të vetmin person të izoluar nga SPAK, për llogari të hetimit të masakrës së Dobraçit, ngjarjes së 30 tetorit 2024 në Shkodër, ku u vranë 4 persona.

Masa e sigurisë ndaj Vuksanit, i dyshuar si personi që ka vjedhur automjetin “Range Rover” të përdorur nga autorët e krimit, u zbut me kërkesë të vetë të dyshuarit, shkruan A2 CNN.

Sipas vendimit, gjyqtari i posaçëm, Erion Çela, pranoi kërkesëne Vuksanit për shuarje të masës së sigurisë për shkak të kalimit të kohëzgjatjes së afatit të paraburgimit. Në të njëjtin vendim, Gjykata detyron Vuksanin të paraqitet në SPAK të hënën e parë të çdo muaji.

Gjulio Vuksani u arrestua në nëntor të vitit të shkuar, pas dyshimeve për përfshirje në ngjarjen e njohur si “masakra e Dobraccit”, ku nga një automjet “Range Rover” në lëvizje u shkrehën breshëri plumbash drejt një mjeti “Mercedes” ku udhëtonin Arlind Bushati e Hamza Lici.

Plumbat i morën jetën të dyve, ndërkohë që pas daljes nga kontrolli automjeti i viktimave aksidentoi rëndë motorin ku udhëtonin bashkëshortët Bashkim e Flutura Basha, që po ashtu ndërruan jetë.

Ngjarja u hetua në ditët e para nga Prokuroria e Shkodrës, që më pas e kaloi për kompetencë në SPAK, pas dyshimeve se autorët kishin vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRHIQET VUÇIÇ/ Vendos mbylljen e rafinerisë së naftës ruse në Pançevë
Previous article EKSPLOZIVI NË TUBACIONIN E GAZIT/ Italia ekstradon në Gjermani të dyshuarin për incidentin në Nord Stream

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT